Pas gabimit të Kurtit në matematikë reagon edhe Getinjo: Bre thojsha çka na dënun kaq shumë me tatim, nuk e paskan ditur matematikën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë. Ai me këtë rast ishte brenda klasave teksa u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të mos jetë i saktë. Mirëpo Kurti më pas…
ShowBiz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë.
Ai me këtë rast ishte brenda klasave teksa u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të mos jetë i saktë.
Mirëpo Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese.
Për këtë rast pati shumë reagime, e një reagim e ka bërë sot në rrjetin e tij social në Facebook edhe reperi Getoar Aliu apo i njohur ndryshe si Getinjo.
Getinjo ka ironizuar me kryeministrin e vendit duke thënë se nuk e ka ditur asnjëherë arsyen se përse paguan aq shumë tatim derisa sipas tij tashmë e ka mësuar pasi tha se qeveritarët nuk e paskan ditur lëndën e matematikës.
“Bre thojsha qka ndodhi pse vlla kaq shum na denun me tatim…kta skokan kan tu e dit matematiken”, ka shkruar Getinjo. /Lajmi.net/