Pas ftesës së Haxhiut për takim, reagon Krasniqi: Dera e shtëpisë sonë është e hapur që gjashtë vite

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqit që është edhe deputet i PDK-së, ka reaguar pas ftesës së U.D së Presidentes, Albulena Haxhiut për t’u takuar me familjet e katër krerëve të UÇK-së që janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai ka thënë se dera e shtëpisë së tyre është e hapur tash e gjashtë…

Lajme

22/09/2026 20:35

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqit që është edhe deputet i PDK-së, ka reaguar pas ftesës së U.D së Presidentes, Albulena Haxhiut për t’u takuar me familjet e katër krerëve të UÇK-së që janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se dera e shtëpisë së tyre është e hapur tash e gjashtë vite, për familjarë, miq dhe të gjithë ata që kanë bashkëndjerë dhimbjen e tyre.

“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim. Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: