Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Garcia refuzon të flas për të ardhmen e tij

Eric Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sport

16/08/2020 10:02

Qendërmbrojtësi i Manchester City ka refuzuar të nënshkruajë rinovimin e kontratës me ‘Citizens’.

Lojtari lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, por këta të fundit nuk janë gati të paguajnë 23 milionë euro për të.

Lidhur me të ardhmen e tij është pyetur mbrëmë vet lojtari, por ai ka refuzuar të jap përgjigje në një situatë kur skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve.

“Gjëja e vetmë që mund të them tani është se do të kemi disa ditë pushim, dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Garcia, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të them më shumë, aq më pak pas eliminimit”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Garcia do të mbetet pa kontratë vitin e ardhshëm, kur edhe mund t’i bashkohet Barcës si lojtar i lirë, nëse katalanët nuk paguajnë kartonin e tij këtë verë. /Lajmi.net/