Pas Dybalas, Juventus do rinovojë me yllin tjetër të skuadrës
Juventus është i fokusuar në rinovimin e kontratës me yjet e tjerë të skuadrës.
Sport
Fillimisht prioritet është i sulmuesit Paulo Dybala që i skadon në vitin 2022, me marrëveshjen që tashmë është arritur, por mungon vetëm nënshkrimi, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, pas Dybalas, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se “Zonja e Vjetër” do rinovojë me mbrojtësin Juan Cuadrado.
“Pas Paulo Dybalas (detajet finale për të nënshkruar deri në 2025), Juventus do kompletojë marrëveshjen me Juan Cuadrado. Kontrata i skadon në qershorin e 2022, por Juventus do vazhdojë kontratën e kolumbianit.
Marrëveshja e re është deri në qershorin e 2023”, shkroi ai.
Ndërkohë, marrëveshja e Dybalas pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim./Lajmi.net/