Pas dy viteve, njerëzit do të vozisin vetura të printuara në 3D

Mike Murphy nga Quartz raporton se nga viti 2017, Local Motors do të fillojë prodhimin e veturave të printuara në 3D.

Auto & Tek

08/11/2015 15:35

Gjatë janarit, Local Motors kishte treguar një veturë të tillë në shfaqjen e veturave në Detroit, por nuk ishte aq e mirë.

Kështu, kompania ka kaluar këtë vit duke u përpjekur që ta përmirësojë atë, duke e bërë më të sigurt për rrugë dhe më të fortë.

Veturat do të printohen duke përdorur përzierje të plastikës me fibra të karbonit, transmeton lajmi.net.

Në një postim në blog, kompania premton se do të vazhdojë testimin e veturës së tyre derisa të jetë në përputhje me standardet amerikane për vetura, para se ta lansojë atë më 2017.

Kompania shpreson se do të përdorë printerin 3D për të shtypur 90% të veturës. (lajmi.net)