Pas dorëzimit të padisë ndaj kryeparlamentarit në Prokurori, avokati tregon se çka pritet tutje: Dyshojmë se Dimal Basha mund të jetë agjent
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është paditur të premten në Prokurorinë Speciale. Lidhur me këtë avokati Gent Gjini, pati bërë të ditur se padia lidhet me “pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës” dhe për “bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve”…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është paditur të premten në Prokurorinë Speciale.
Lidhur me këtë avokati Gent Gjini, pati bërë të ditur se padia lidhet me “pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës” dhe për “bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve” në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.
Mirëpo në një prononcim për lajmi.net, Gjini ka thënë se kanë dyshime se Basha mund të jetë një agjent.
“Ne në ditët në vijim sigurisht do të kërkojmë që kjo çështje të hetohet nga agjencitë amerikane. Ne dyshojmë që Dimal Basha mund të jetë një agjent pasi që Jana Anaovska, autore, ku e ka përfshirë Dimal Bashën, I falënderohet Dimal Bashës. Që nga viti 2012 e deri më tani, Dimal Basha nuk ka bërë reagim që të fshihet autorësia e tij”, ka thënë mes tjerash Gjini. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: