Pas dorëheqjes së Krasniqit, PDK mban sot Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së javën që lamë pas. Në konferencë për media, Krasniqi njoftoi se dorëheqja e tij nuk lidhet me rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe është diçka që e kishte menduar prej shumë kohësh. Në ndërkohë lajmi pati raportuar se Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit…
Lajme
Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së javën që lamë pas.
Në konferencë për media, Krasniqi njoftoi se dorëheqja e tij nuk lidhet me rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe është diçka që e kishte menduar prej shumë kohësh.
Në ndërkohë lajmi pati raportuar se Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet këtë të hënë.
Sipas të gjitha gjasave, kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë Bedri Hamza, ngjashëm edhe si emër kandidues për Kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
E kandidaturën e tij të hapur e shpalli edhe Enver Hoxhaj.
Thirrja e konventës për të hënën, u kritikua nga ish-kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.
Ky i fundit, tha se një konvente përmbajtjesore, nuk mund të mbahet për një kohë kaq të shkurtër.
“E ftoj z. Hamza që të dalim dhe debatojmë, javën e ardhshme. Hajde, të vendosim një standard të ri”, deklaroi ai.
Ai ka theksuar se gara për kryetar të PDK-së nuk guxon të trajtohet si proces i vogël, por duhet të trajtohet si ngjarje e madhe politike që ka rëndësi për gjithë Kosovën, sepse sipas tij, e tillë është.
Duhet përkujtuar që vetë Krasniqi deklaroi se është për kandidimin e Bedri Hamzës dhe sipas tij është figura më e nevojshme për ta trajtuar PDK-në në këtë fazë./Lajmi.net/