Pas ditëve ‘pozitive’, vijnë lajme të këqija nga koronavirusi në Spanjë

Spanja ka përkeqësuar stistikat pas disa ditëve rresht me rënie të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Bota

07/04/2020 13:39

Shkalla e infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë është rritur pas një rënie një javë të gjatë, tregojnë të dhënat nga Ministria Spanjolle e Shëndetësisë e lëshuar të martën, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Shifrat e lëshuara nga ministria tregojnë se 743 persona kanë vdekur në 24 orët e kaluara – një rritje prej 5.7% në vdekjet totale. Ky është një përshpejtim i vogël i të dhënave për dallim nga e hëna, që regjistroi 637 vdekje të reja – një rritje prej 5.1% në vdekjet totale të ditës së kaluar.

Numri i infektimeve aktive gjithashtu është rritur nga 81.540 në 83,504, që paraqet një rritje prej 2.4% në numrat e të hënës. Kjo tregon gjithashtu një përshpejtim në krahasim me të hënën, ku pati vetëm një rritje prej 1.6%.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, rreth 43.208 tani janë shëruar nga virusi. /Lajmi.net/