Pas dështimit për Topin e Artë, ja çfarë ka vendosur të bëjë Ronaldo

Fabio Paratici ka siguruar tifozët e Juventusit se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te kampionët e Serie A.

Sport

03/12/2019 10:29

“Ai dëshiron të fitojë një Top të Artë me ne”, ka deklaruar Paratici, duke konfirmuar qëndrimin e Ronaldos te Juventus, përcjell lajmi.net.

Paratici po fliste për Sky Sport Italia në tapetin e kuq në gala mbrëmjen e çmimeve në Serie A, kur u pyet nëse Ronaldo po bëhej një problem për Juventusin.

“Ai e dëshiron këtë çmim (MVP Serie A) sepse është një person ambicioz dhe dëshiron të tregojë se është gjithashtu më i miri”, ka shtuar Paratici.

“Sipas mendimit tonë ai e meriton Topin e Artë. Ai do të jetë në Juventus sezonin e ardhshëm, pa dyshim”.

“Ai dëshiron të fitojë Topin e Artë me ne, dhe ne do ta mbështesim atë”./Lajmi.net/