Pas Brexit, rritet për 0.5% ekonomia e Britanisë së Madhe
Shifrat e reja të ekonomisë së Britanisë tregojnë se tre muaj pas referendumit të daljes nga Bashkimi Evropian, kemi të bëjmë me një rritje prej 0.5% të ekonomisë, shifër kjo më e madhe se që pritej nga eskpertët e ekonomisë.
Bota
Sipas ekspertëve të ekonomisë, raporti i fundit i GDP-së,është një injeksion i rëndësishëm për shëndetin e ekonomisë se Britanisë, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Por sipas tyre testi i vërtetë i Brexit do të vërehet më së miri në vitin 2017.
“Viti 2017 do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha në ekonominë tonë. Ndryshimi do të ndjehet tek banorët e shtetit tonë” tha Andrew Sentance.
Philip Hammond ekspert i ekonomisë ka thënë për BBC se ekonomia e Britanisë së Madhe është dukshëm më e fuqishme në krahasim me kohën para 3 muajve, para se të votohej Brexit-i. /lajmi.net