Pas Bonuccit dhe Dybalas, edhe Arthur në dyshim ndaj Napolit
Mesfushori brazilian, Arthur, është në dyshim të paraqitet në ndeshjen ndaj Napolit në kuadër të Serie A.
Sport
Juventus dhe Napoli do të ndeshen të shtunën në ndeshjen e mbetur në kuadër të Serie A, transmeton lajmi.net.
Pas mungesave të Paulo Dybalas dhe Leonardo Bonuccit, trajneri Andrea Pirlo mund të mos ketë në dispozicion edhe fantazistin e mesfushës, Arthur.
Këtë e konfirmoi klubi “Bianconeri” në uebfaqen zyratre duke thënë se Arthur është ankuar nga dhimbja në këmbën e djathtë.
Sipas deklaratës, dyshohet për një dhimbje post traumatike, nga lëndimi i mëparshëm, por që ekzaminimet e mëtejshme do të bëhen sot dhe më pas do të vlerësohet gjendja e lojtarit nëse është i gatshëm për paraqitje të shtunën.
Edhe Ramsey është në dyshim për këtë ndeshje, ndërsa të tjerët janë rikuperuar dhe janë të gatshëm për përzgjedhje nga Andrea Pirlo./Lajmi.net/