Pas Bale, edhe një mungesë e madhe për Realin ndaj Romës

Real Madridit i janë shtuar problemet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

Sport

09/02/2016 15:39

Përveç Gareth Bale, Real Madridi do të jetë edhe pa mbrojtësin e majtë Marcelo, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Romës, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Braziliani e pësoi një lëndim në fitoren 1:2 në udhëtim ndaj Granadas, ndërsa pritet të jetë jashtë fushave për tri javë.

Lëndohet futbollisti i madh i Realit

Mungesa e tij është problem i madh për trajnerin Zinedine Zidane, marrë parasysh faktin që nuk e ka në skuadër asnjë mbrojtës tipik të majtë.