‘Parulla’ e Malishevës (Video)

Tre shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një flamur i një lartësie gjigante po ngritën në kodrën e Malishevës.

Lajme

04/06/2016 20:02

Një memorial i përmasave të mëdha, në kujtim të ushtarëve dhe të rënëve të UCK, do ta identifikojë këtë qytet pasi që projekti të finalizohet.

Krejt kjo punë po behët nga vullnetarë të fshatrave të Malishevës të cilët po ndajnë kohë për të punuar në realizimin e kompleksit.

Iniciuesi i këtij projekti Alban Krasniqi tregon idenë dhe ndihmat që po marrin nga banorët dhe diaspora.

Ky memorial ka gjetur përkrahje edhe nga qeverisja lokale, e cila po ndihmon me mundësit që ka përfshirë këtu lejen e punës.

Ngritja e flamurit kombëtar do të behët me 16 qershor datë kjo që shënon edhe ditën e çlirimit të Malishevës e edhe ditën e dëshmorit të kësaj komune, ndërsa projekti në tërësi synohet të përfundohet brenda sezonit veror.

YouTube player