Partneri i Giggs: Bale ka nisur të dashurohet përsëri në futboll pas largimit nga Real Madridi
Partneri i Ryan Giggs, Robert Page ka thënë se sulmuesi Gareth Bale ka nisur ta dojë përsëri futbollin që pas largimit nga "Santiago Bernabeu".
Sport
Bale kaloi shtatë vite të “Los Blancos”, por në vitin e fundit prishi marrëdhënien me trajnerin, tifozët dhe klubin, transmeton lajmi.net.
Uellsiani iu bashkua ish skuadrës Tottenham gjatë verës në formë huazimi, ndërsa Giggs ka thënë se lojtari është prapë i lumtur.
“Është person më ndryshe. Ai duket se i pëlqen prapë futbolli. Është në klub që e duan dhe Gareth është duke u kënaqur në stërvitje dhe me minutat që është duke luajtur”.
“Tottenham është duke e përgatitur të luajë 90 minuta me insitetin që e duan”.
“Është duke e shijuar prapë futbollin dhe shpresojmë ta tregojë këtë në fushë”, deklaroi ai.
Bale me Realin fitoi dy herë La Liga-n, një Kupë të Mbretit, katër herë Ligën e Kampionëve, një Superkupë të Spanjës, dy Superkupa Evropiane dhe tri herë Kupën e Botës për klube./Lajmi.net/