Partive s’u kërkon askush llogarinë për qind-mijëshet e shpenzuara në fushatë
Qindra e mijëra euro zakonisht investohen nga partitë nëpër fushata zgjedhore. Por, askush nuk kërkon llogari për prejardhjen dhe përdorimin e këtyre të hollave.
Lajme
Firma private bëjnë auditimin, derisa ligji për financimin e subjekteve politike lë hapësirë për keqpërdorime, raporton KTV.
Në këtë aspekt kërkohet edhe ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike.
Petrit Zogaj,, nga FOL, nuk beson se biznesmenë të ndryshëm shpërblejnë partitë më mijëra euro vetëm pse kanë lidhje ideologjike.
Ai ngre dyshime për mënyrën e financimit dhe lidhjen e donatorëve me subjektet politike.
Subjektet politike iu ikin raportimeve të detajuara. Në raportet financiare ato zakonisht paraqesin vetëm shumat totale.
Me auditim probleme kanë pasur shumica e partive politike.
Në ndërkohë, kërkohet themelimi i një mekanizmi që do të mund të funksiononte në kuadër të KQZ-së dhe që do të bënte një monitorim strikt të të gjitha donacioneve.