Partia e Kusarit me 7 kandidatë pa asnjë votë për Prishtinë – rezultatet deri më tash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përditësimin e të dhënave për vendvotimet e procesuara për Kuvendin Komunal në Prishtinë. LDK është e para deri më tash, më pas PDK dhe e treta Vetëvendosje. Pas partive të tjera, goxha larg është Alternativa e Mimoza Kusari – Lilës. Kjo parti që kandidoi me Merkur Beqirin për kryetar…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përditësimin e të dhënave për vendvotimet e procesuara për Kuvendin Komunal në Prishtinë.
LDK është e para deri më tash, më pas PDK dhe e treta Vetëvendosje.
Pas partive të tjera, goxha larg është Alternativa e Mimoza Kusari – Lilës.
Kjo parti që kandidoi me Merkur Beqirin për kryetar komune, i cili ishte edhe bartës i listës – ka marrë 30 vota.
Shtatë kandidatë të këtij subjekti politik nuk kanë marrë asnjë votë, bazuar në numërimin e mbi 10% të votave.
Pesë të tjerë kanë marrë nga 1 votë, ndërda 6 kandidatë janë me nga dy vota.
Pas përditësimit të 100% të vendvotimeve, pritet të shihet a do të ketë ndryshime të mëdha.