Parma bën diçka të pabesueshme me çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Juves së Ronaldos

Parma me veprim aspak të hijshëm.

Sport

30/07/2018 14:25

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Serie A, ka shtuar interesimin e tifozëve të futbollit italian.

E tani disa klube po tentojnë të përfitojnë financiarisht në mënyra të pakëndshme, përcjellë “Lajmi.net”.

Një nga ato është Parma, që është ngritur në Serie A.

Klubi emilian ka ngritur çmimin e biletave në mënyrë marramendëse.

Nga 25 euro që kushtojnë biletat normalisht, ndaj Juventusit bileta do të kushtojë 178 euro duke u rritur me 600 %.

Ndërkohë një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro. /Lajmi.net/