Parlamenti Studentor kërkon që afati i nëntorit të jetë me dy provime

Parlamenti Studentor ka paraqitur kërkesën tek Administrata e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Lajme

22/11/2019 09:10

Parlamenti Studentor i është drejtuar me kërkesë zyrtare Administratës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që afati i nëntorit të jetë me dy provime.

Parlamenti Studentor kërkon që vendimi i Senatit të UP-së të zbatohet nga të gjithë dekanët e njësive akademike dhe udhëheqësit e departamenteve brenda fakulteteve përkatëse të UP-së.