Parlamenti i Maqedonisë shpërndahet më 7 prill

Parlamenti i Maqedonisë do të shpërndahet me 7 prill, kurse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 5 qershor.

Lajme

05/04/2016 11:08

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit të së Maqedonisë, Trajko Veljanovski. Ai ka thënë se Kuvendi ka edhe dy ditë pune ku mund të miratohen ligje e po ashtu edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, njofton lajmi.net

“Më 7 prill do të shpërndahet Parlamenti, d.m.th më 6 prill deri në mbrëmje mund të punohet deri në mesnatë në pajtueshmëri me vendimin për ndryshimin e vendimit për shpërndarjen e Parlamentit. Edhe dy ditë janë intensive, pra edhe dy ditë mundet që Parlamenti të sjell ligje, duke përfshirë edhe zgjedhjen e ministrave dhe zv.ministrave”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin “Nova”.