Parlamenti i Ukrainës: Rusia shtet agresor

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar të martën një deklaratë, me të cilën e quan Rusinë “shtet agresor”.

Bota

27/01/2015 17:28

Ligjvënësit po ashtu kanë votuar për definimin e separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut si “organizata terroriste” dhe për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë shtesë ushtarake dhe për sanksione më të fuqishme kundër Rusisë, raporton REL.

Në reagimin e tij, zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigori Karasin ka thënë se deklarata e Ukrainës është “e pamenduar dhe e papërgjegjshme” dhe se bllokon përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare.

Mbi 5,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës që nga shpërthimi i tij në muajin prill të vitit të kaluar.