Parlamenti Evropian miratoi rezolutën më të ashpër ndonjëherë për pushtetin e Vuçiqit në Serbi

Miratohet rezoluta e Parlamentit Evropian për Serbinë. Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi një rezolutë për Serbinë, që – sipas 31 pikave të raportit – është më e ashpra ndaj regjimit në Serbi. Autoritetet serbe u kërkohet të sqarojnë plotësisht rrethanat e rrëzimit të strehës së autobusëve në Novi Sad, të vendosin sanksione ndaj përgjegjësve dhe…

Lajme

22/10/2025 15:11

Miratohet rezoluta e Parlamentit Evropian për Serbinë.

Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi një rezolutë për Serbinë, që – sipas 31 pikave të raportit – është më e ashpra ndaj regjimit në Serbi.

Autoritetet serbe u kërkohet të sqarojnë plotësisht rrethanat e rrëzimit të strehës së autobusëve në Novi Sad, të vendosin sanksione ndaj përgjegjësve dhe të japin mbështetje të plotë për studentët.

Kampi në Parkun “Pionirski” u etiketua si i paligjshëm, ndërsa u shpreh shqetësim për përfshirjen e personave me të kaluar kriminale në organizimin e antiprotesteve nga partia në pushtet.

Për rezolutën votuan 457 eurodeputetë, 103 ishin kundër, raporton nova.rs, transmeton telegrafi.

Deputetët e Parlamentit Evropian votuan për tekstin e harmonizuar që trajton polarizimin dhe shtimin e represionit në Serbi, një vit pas rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve serbe që të zbatojnë urgjentisht dhe në mënyrë të plotë të gjitha rekomandimet e OSBE dhe ODIHR për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi.