Ne dëshirojmë të mbështesim ngrohtësisht përpjekjet e tyre, si dhe ato të vendosura nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, zëvendëspresidentja Federica Mogherini gjatë viteve të fundit për të tentuar arritjen e një marrëveshje, e cila është e zbatueshme, e qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe për të mirën e të gjithë rajonit.
Ne e dimë sa sfiduese mund të jenë këto diskutime, por një përfundim pozitiv mund të hap rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të çonte në marrëdhënie të mira fqinjësore. Një marrëveshje e tillë me pëlqimin e ndërsjellë do të ishte një arritje historike dhe ne, në Parlamentin Evropian, mbetemi plotësisht të përkushtuar për t’ju ofruar gjithë mbështetjen tonë të dy presidentëve dhe Përfaqësueses së Lartë, për të siguruar një përfundim të suksesshëm”, ishte deklarata e përbashkët e McAllister dhe Soltes.