Paredes: Juventusi më dëshironte si zëvendësim i Pirlos

Leandro Paredes ka deklaruar se ka refuzuar të bashkohet me Juventusin.

Sport

25/06/2021 20:14

Anëtari i Argjentinës, Leandro Paredes ka deklaruar se Juventusi e kishte kërkuar me ngulm në të kaluarën si zëvendësues të Andrea Pirlos, por që ai nuk dëshironte ta bënte rolin e “Play Makerit” në Torino dhe në fakt kishte refuzuar të shkonte, shkruan lajmi.net.

“Në të vërtetë, babai im gjithmonë më thoshte se duhet të luaj nr 5 si “Play Maker” para mbrojtësve, por unë nuk doja”, tha ai.

“Juve më kontaktoi në vitin 2011 dhe Drejtori sportiv dëshironte që unë të luaja në këtë pozitë, si zëvendësim i Pirlos”, tha Paredes.

“Unë i refuzova, ndërsa babai im u çmend, kërkonte të më bindte me ditë të tëra por në fund qëndrova në Boca Juniors”, përfundoi Leandro Paredes./Lajmi.net/