Paratici: Jemi duke punuar për rinovimin e kontratës së Dybalas

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se janë duke vazhduar negociatat që të rinovojnë kontratën e sulmuesit Paulo Dybala.

Sport

22/02/2021 22:59

Argjentinasi momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi dhe pritet të rikthehet në ndeshjen e rëndësishme kundër Portos, përcjellë lajmi.net.

Por, Paratici thotë se “Zonja e Vjetër” është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën argjentinasit.

“Dybala ka ende disa probleme, disa ditë është më mirë dhe disa ditë me keq”.

“Nuk jemi duke biseduar për rinovimin e kontratës, do flasim për këtë në ditët në vijim ose muajt”, theksoi ai.

Ndërkohë, Dybala gjithashtu është i hapur për qëndrimin te gjiganti italian, ku fiton hiq më pak se 15 milionë euro për sezon./Lajmi.net/