Paratici flet për rinovimin e Dybalas
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka folur për rinovimin e Paulo Dybalas.
Sport
Paratici duke folur për “SkySport”, deklaroi se duhet patur kujdes situatën në të cilën po jetojmë, duke aluduar në situatën me COVID-19 dhe vështirësitë ekonomike, transmeton lajmi.net.
Paulo Dybala dëshiron një rritje page, dhe këtu “Bianconerët” nuk janë pajtuar me argjientinasin, por Paratici tregon situatën e tanishme.
“Nuk guxojmë të harrojmë se në çfarë momenti po jetojmë dhe s’po flas vetëm për futbollin”, tha ai.
“Ndëgjohemi çdo javë me agjentin e tij (Dybalas), por duhet të ketë një lloj përgjegjësie në të gjitha lëvizjet që bëjmë”, përfundoi Fabio Paratici./Lajmi.net/
#Paratici sul rinnovo di #Dybala ai microfoni di Sky: “Non possiamo dimenticarci del momento che stiamo vivendo e non parliamo solo di calcio. Ci sentiamo ogni settimana con il suo agente, serve un senso di responsabilità in tutte le mosse che facciamo”. ??⚪️⚫️
— Romeo Agresti (@romeoagresti) April 11, 2021