Parashikimi për të premten: Mot i vranët, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona

E premtja do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas parashikimeve, dita do të jetë kryesisht e vranët, me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në shumë zona pritet të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në…

Lajme

25/09/2025 23:24

E premtja do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas parashikimeve, dita do të jetë kryesisht e vranët, me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në shumë zona pritet të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë mes 19 dhe 22°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, por në disa zona mund të jetë lokalisht e fortë, me drejtim nga veriperëndimi.

Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë orëve me reshje dhe rrufe, sidomos në zonat rurale apo gjatë lëvizjeve me automjete./lajmi.net/