Parashikimi i Ramadanit: Vështirë të ketë qeveri para qershorit
Burim Ramadani, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë. Sipas Ramadanit, formimi i institucioneve do jetë proces i vështirë, transmeton lajmi.net. Tutje, Ramadani thotë se formimi i qeverisë mund të mos bëhet deri në qershor. Postimi i Ramadanit: Para Qershorit vështirë të ketë Qeveri të re. Partia që doli e para, VV, nuk e ka…

Lajme
Burim Ramadani, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë.
Sipas Ramadanit, formimi i institucioneve do jetë proces i vështirë, transmeton lajmi.net.
Tutje, Ramadani thotë se formimi i qeverisë mund të mos bëhet deri në qershor.
Postimi i Ramadanit:
Para Qershorit vështirë të ketë Qeveri të re.
Partia që doli e para, VV, nuk e ka shumicën parlamentare. Përndryshe, të martën apo edhe sot do të konstituohej Kuvend.
Por, thjesht nuk e ka shumicën! Prandaj, po e bllokon!
Sipas trendit, të paralajmëruar qysh më 11 shkurt (dy ditë pas zgjedhjeve), mundësia reale për qeverinë e ardhshme është diku kah qershori.
Deri atëherë, mandatari i parë (VV) do të dështojë të formojë qeverinë dhe pastaj mandatari i dytë do të procedojë!