Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Lajme

16/06/2017 19:38

 

“Gjatë vikendit do të mbajë mot  kryesisht i vranët dhe intervale të shkurta me diell. Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut herë-herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 12m/s. /Lajmi.net/