Parashikimi i motit për të premten
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu të përqendruara në disa zona të vendit. Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, duke bërë që mëngjesi të jetë i freskët, transmeton lajmi.net. Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 13 deri…

Lajme
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu të përqendruara në disa zona të vendit.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, duke bërë që mëngjesi të jetë i freskët, transmeton lajmi.net.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 13 deri në 16 gradë, duke siguruar një ditë me temperatura të buta, por me prani të reve të dendura.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi që do të jetë e lehtë deri mesatare, duke sjellë një lëvizje të butë të ajrit dhe duke ndikuar në ndjenjën e freskisë gjatë ditës./lajmi.net/