Parashikimi i motit për të premten

E premtja do të karakterizohet nga mot i vranët, por herë pas here priten edhe intervale me diell. Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë, me vlerat minimale që do të luhaten ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 9 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do…

Lajme

11/12/2025 23:27

E premtja do të karakterizohet nga mot i vranët, por herë pas here priten edhe intervale me diell.

Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë, me vlerat minimale që do të luhaten ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 9 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veri-perëndimit, duke ndikuar në ndjesinë e ftohtësisë gjatë ditës.

Pavarësisht momenteve me kthjellime, moti në përgjithësi do të mbetet i ftohtë dhe me dominim vranësirash./lajmi.net/