Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë, temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Lajme

12/11/2019 23:57

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Të mërkurën parashihet të bie shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Era do të vazhdoj të fryjë edhe gjatë ditës  së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s”, njofton IHMK.