Parashikimi i motit për ditët në vijim

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet dita e premte. Orëve të mëngjesit kalojnë vransira të pakta, kryesisht shtresore të larta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, jugore e juglindore 3-6m/s. Temperaturat minimal zbresin në -1C e 3C, e maksimale shkojnë deri në 20C e 22C. Vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por mbetet edhe…

Lajme

06/03/2025 18:51

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet dita e premte.

Orëve të mëngjesit kalojnë vransira të pakta, kryesisht shtresore të larta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, jugore e juglindore 3-6m/s. Temperaturat minimal zbresin në -1C e 3C, e maksimale shkojnë deri në 20C e 22C.

Vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por mbetet edhe më tutje ngrohtë, me maksimale prej 19C e 20C. Kryesisht me kthjellime e diell të dielën. Të hënën gradualisht shtohen vranësira, e ditën e martë më pas priten kushte për të reshura shiu. Temperaturat arrinë deri në 21C e 22C të hënën, e më pas pësojnë rënie të lehtë. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 4C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga jugu e juglindja. Nga dita e hënë mund të jenë më të fuqishme dhe frynë nga jugperëndimi me hove mbi 15m/s.