Parashikimi i motit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot të vranët në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve, mbi vend pritet të ketë vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot të vranët në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimeve, mbi vend pritet të ketë vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.