Parashikimi i barazhit
Sonte do t’i mësojmë emrat e skuadrave të fundit nga Kontinenti i Evropës, që do të marrin pjesë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Një gjë është e sigurt, garës do t’i mungojë Zlatan Ibrahimovic ose Cristiano Ronaldo. Kurse, një tjetër Kombëtare e madhe si Franca mund ta shikojë garën e vitit të ardhshëm nëpërmjet…

Sport
Sonte do t’i mësojmë emrat e skuadrave të fundit nga Kontinenti i Evropës, që do të marrin pjesë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.
Një gjë është e sigurt, garës do t’i mungojë Zlatan Ibrahimovic ose Cristiano Ronaldo.
Kurse, një tjetër Kombëtare e madhe si Franca mund ta shikojë garën e vitit të ardhshëm nëpërmjet televizionit nëse nuk arrin ta përmbys disavantazhin 2:0 pas humbjes në duelin e parë në Ukrainë.
Çka do të ndodhë sonte? Lajmi.net ju sjell skenaret e mundshme.
20:45 Suedi – Portugali (0:1)
Tani për tani, sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic dhe skuadra e tij janë më afër përfundimit në shtëpi pas humbjes 1:0 në Lisbonë ku Portugalia shënoi fitore falë golit nga Cristiano Ronaldo.
Ibrahimovic, 32-vjeç, ka rastin e fundit në karrierën e tij të dëshmohet në një Botëror, pas zhgënjimit në garat e vitit 2002 dhe 2006 ku nuk realizoi asnjë gol.
Mirëpo, përvoja më e madhe e skuadrës së Portugalisë pritet të jetë element i pathyeshëm për vendasit, pavarësisht avantazhit të lehtë nga dueli i parë.
Parashikimi: Kualifikohet Portugalia
21:00 Francë – Ukrainë (0:2)
Franca rrezikon seriozisht eliminimin nga Botërori, 20 vjet pasi nuk kishte arritur të marrë pjesë në garëne vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadra e selektorit Didier Deschamps pësoi 2:0 në Kiev nga Ukraina në ndeshjen e parë, dhe duhet të realizojë fitore me tre gola epërsi (ose 2:0 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime) në mënyrë që të sigurojë kualifikimin.
Mirëpo, mediat franceze e kanë përshkruar skuadrën si një prej më të dobëta në histori të Trekolorëve dhe janë ankuar se ekipit i mungon harmonia. Krejt kjo shkon në favor të Ukrainës.
Parashikimi: Kualifikohet Ukraina
20:15 Kroaci – Islandë (0:0)
Islanda, shteti i vogël i udhëhequr nga selektori suedez Lars Lagerback (pjesëmarrës i dyfishtë me Suedinë dhe Nigerinë), tenton të hyjë në histori duke e kualifikuar ekipin e tij aktual në Botërorin e parë.
Por, para tyre qëndron Kroacia, dhe rezultati 0:0 nga dueli i parë në Rykjavik, ku rezistuan mjaft mirë pasi zhvilluan më tepër se 40 minuta lojë me një futbollist më pak.
Mirëpo, vështirë se do ta bëjnë të njëjtën gjë në Zagreb ku skuadra vendase e udhëhequr nga yje si Mario Mandzukic e Luka Modric do të mundohet t’i jap fund çështjes së kualifikimit, dhe të sigurojë biletën për në Brazil.
Parashikimi: Kualifikohet Kroacia
20:00 Rumani – Greqi (1:3)
Rumania ka fituar gjashtë nga tetë duelet e fundit në shtëpi, mirëpo duhet të realizojë një mrekulli për të përmbysur disavantazhin 3:1 nga dueli i parë kundër një Greqie në formë të jashtëzakonshme.
Vendasit nuk janë kualifikuar për një Botëror nga viti i largët 1998, kur skuadra udhëhiqej nga Gheorghe Hagi. Kurse, Greqia është vetëm 90 minuta larg nga sigurimi i biletës për në Brazil.
Rezultati 2:0 do t’i kualifikonte rumunët në bazë të golit të realizuar si mysafir, mirëpo pikërisht këtë gol do ta kërkojnë edhe grekët, me të cilin do ta bëjnë edhe më të vështirë misionin e vendasve.
Parashikimi: Kualifikohet Greqia