Parashikimet e Wengerit
Kampionati botëror 2014 sa vjen e afrohet. Në pritje të shortit që do të tërhiqet të premten e që do të përcaktojë grupet për garën e vitit të ardhshëm në Brazil, kanë filluar parashikimet se cilat mund të jenë skuadrat favorite për të triumfuar në garën më të rëndësishme të nivelit ndërkombëtar. E kush më…

Sport
Kampionati botëror 2014 sa vjen e afrohet. Në pritje të shortit që do të tërhiqet të premten e që do të përcaktojë grupet për garën e vitit të ardhshëm në Brazil, kanë filluar parashikimet se cilat mund të jenë skuadrat favorite për të triumfuar në garën më të rëndësishme të nivelit ndërkombëtar.
E kush më mirë se menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të bëjë një parashikim për Botërorin.
“Argjentina ende nuk është e vetëdijshme por Lionel Messi mund t’ia sjell fitoren e madhe shtetit të tij. Nëse arrin të triumfojë në Kampionatin botëror në Brazil, ai do të bëhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Por, nuk do të jetë lehtë. Argjentina ka shumë sulmues të mirë, por në mbrojtje nuk janë në nivelin e duhur”, deklaroi Wenger për Eurosport.
Sa i përket befasive, strategu francez theksoi: “Kolumbia do të jetë kërcënim i madh me Falcaon, Kili po ashtu ka skuadër të fuqishme me Alexis Sanchezin e Barcelonës dhe Arturo Vidalin e Juventusit. Mos e harroni Kilin. Ata kanë ekip shumë të mirë dhe këtë e dëshmuan duke fituar 2:0 kundër Anglisë në Wembley”.