Parandalohet tragjedia në Tiranë, burri tentoi të vriste gruan

Një krim i mundshëm që fatmirësisht u ndalua në kohë. Kështu ndodhi në Vorë të Tiranës, ku një 66-vjeçar kërcënoi me armë për të vrarë bashkëshorten por falë ndërhyrjes në kohë të policisë u vu në pranga.

Lajme

13/02/2020 13:12

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, Bashkia Vorë, në ambientet e banesës, shtetasi S. B. po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, menjëherë efektivët kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale, njofton Top Channel.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L.B.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në shtatë vjet.