Parandalohet kontrabanda me produkte ushqimore në një rrugë ilegale në Junake të Zubin Potokut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të vendit, saktësisht në një rrugë ilegale në fshatin Junake të Zubin Potokut, janë ndaluar tri furgone ku dyshuohej se po kontrabandoheshin mallra. Siç ka njoftuar Policia, në ato furgone janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave, kryesisht ushqime, produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte…

Lajme

03/06/2025 18:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të vendit, saktësisht në një rrugë ilegale në fshatin Junake të Zubin Potokut, janë ndaluar tri furgone ku dyshuohej se po kontrabandoheshin mallra.

Siç ka njoftuar Policia, në ato furgone janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave, kryesisht ushqime, produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.

Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: