Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 12:30, zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit. Gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor, në mënyrë të kamufluar është gjetur një sasi e lëndës së dyshuar narkotike, e mbështjellë me qese najloni, me…

Lajme

22/03/2026 16:51

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 12:30, zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit.

Gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor, në mënyrë të kamufluar është gjetur një sasi e lëndës së dyshuar narkotike, e mbështjellë me qese najloni, me peshë totale rreth 43 gramë.

“Si rezultat, vizita është anuluar, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave. Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë në posedim substancën e dyshuar dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, ka njoftuar ShKK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: