Parandalohen dy raste të kontrabandës në aeroport, në njërin rast dy persona kishin fshehur në trup 10 telefona Iphone 17
Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë parandaluar kontrabandën me telefona dhe të holla të padeklaruara në Aeroportin “Adem Jashari”. Më 20 shtator, dy pasagjerë nga Zvicra janë ndaluar pas kalimit të kontrollit të pasaportave. Ata kishin fshehur në trup 10 telefona Iphone 17. Pasagjerët janë proceduar më tej nga autoritetet doganore dhe rasti është…

Lajme
Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë parandaluar kontrabandën me telefona dhe të holla të padeklaruara në Aeroportin “Adem Jashari”.
Më 20 shtator, dy pasagjerë nga Zvicra janë ndaluar pas kalimit të kontrollit të pasaportave. Ata kishin fshehur në trup 10 telefona Iphone 17.
Pasagjerët janë proceduar më tej nga autoritetet doganore dhe rasti është në trajtim sipas procedurave ligjore në fuqi.
Po ashtu një pasagjer nga Bazeli dhe gjatë kontrollit në valixhe janë gjetur tre zarfe me gjithsej 36 mijë e 450 euro të padeklaruara.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka identifikuar dy raste të ndara të tentimeve për kontrabandë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Të hollat janë numëruar në prani të policisë dhe doganës në hapësirat zyrtare. Rasti është proceduar më tej nga autoritetet doganore.