Paralajmëron udhëheqësi suprem i Iranit: Beteja fillon tani!

Kreu suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë një paralajmërim në një postim në X: “Në emër të Haidarit të nderuar, beteja fillon tani”. Haidar është një emër që shpesh përdoret për Aliun, të cilin myslimanët Shiit e konsiderojnë si Imam të parë dhe pasues të profetit Muhamed. Gjithashtu, lideri i Iranit ka postuar…

Bota

18/06/2025 10:31

Kreu suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë një paralajmërim në një postim në X: “Në emër të Haidarit të nderuar, beteja fillon tani”.

Haidar është një emër që shpesh përdoret për Aliun, të cilin myslimanët Shiit e konsiderojnë si Imam të parë dhe pasues të profetit Muhamed.

Gjithashtu, lideri i Iranit ka postuar një mesazh edhe në llogarinë e tij në anglisht në X, ku ka thënë:

“Duhet të japim një përgjigje të fuqishme regjimit terrorist të sionistëve. Nuk do të tregojmë asnjë mëshirë ndaj sionistëve.”

Ky postim është përditësuar me mesazhin e Khamenei-t në llogarinë e tij në anglisht.