Paralajmërojnë ekspertët: Trendi më i fundit në TikTok është shumë i rrezikshëm
Trendi i fundit në TikTok u krijua fillimisht për të fuqizuar qasjen e grave ndaj trupit dhe lidhej me shfaqjen e një video të zakonshme dhe më pas, përmes një filtri të kuq, shfaqej trupi siluetë i vajzave dhe grave ku përgjithësisht janë pa rroba ose me të brendshme.
Auto & Tek
Por së fundmi, shumë njerëz po paralajmërojnë për rrezikun e trendit i cili është përhapur në rrjetin social dhe po provohet nga të gjithë, pa dallim moshe apo gjinie.
Njerëzit dhe ekspertët e krijimeve të videove në internet po paralajmërojnë se videot po përdoren nga abuzuesit, të cilët po i ngarkojnë në internet. Disa përdorues kanë zbuluar se si të heqin filtrin, duke zbuluar trupat e njerëzve, të zhveshur ose pjesërisht të zhveshur.
Shumë video ilustruese për heqjen e filtrit janë postuar në YouTube dhe njerëzit theksojnë se “është një shkelje e madhe dhe YouTube duhet të marrë masa”, ndërkohë që përdoruesit në TikTok duhet të tregojnë kujdes me editimin e videove.