Paralajmërohen “temperatura të larta” këtë javë

Meteorologu Mendim Rugova parashikoi mot “kryesisht me diell dhe vranësira” por me “temperatura të larta” këtë javë. Ai tha se “të mërkurën dhe të enjten po parashihet pak më shumë të reshura, kryesisht të shiut”. “(Reshje) të borës nuk kemi për momentin. Mandej pjesa e dytë e javës vazhdojnë këto temperatura të larta prej 10-11…

Lajme

27/01/2025 17:03

Meteorologu Mendim Rugova parashikoi mot “kryesisht me diell dhe vranësira” por me “temperatura të larta” këtë javë.

Ai tha se “të mërkurën dhe të enjten po parashihet pak më shumë të reshura, kryesisht të shiut”.

“(Reshje) të borës nuk kemi për momentin. Mandej pjesa e dytë e javës vazhdojnë këto temperatura të larta prej 10-11 gradë Celsius dhe erërat kemi me i pasë prej jugut”, tha ai.

“Gjatë fundjavës ndoshta mund ta shohim ndonjë ndryshim të motit, një rënie të temperaturave”, tha Mendim Rugova.

Për janar, “temperaturat janë shumë të larta”, tha ai.