Paralajmërimi i Kurtit për sulme, Ramadani: Tema reale është mungesa e rrymës, të tjerat janë shpërqendrim
Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, është deklaruar për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, se në të ardhmen mund të ketë prapë sulme në veri të vendit, duke thënë se në fakt, tema reale është mungesa e rrymës. Ramadani ka shtuar edhe se qytetarët e kanë hall rrymën për shkak se edhe ka mungesë të saj…
Lajme
Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, është deklaruar për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, se në të ardhmen mund të ketë prapë sulme në veri të vendit, duke thënë se në fakt, tema reale është mungesa e rrymës.
Ramadani ka shtuar edhe se qytetarët e kanë hall rrymën për shkak se edhe ka mungesë të saj edhe faturat janë të larta.
“Tema reale është mungesa e rrymës. Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet. Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta. Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake. Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Postimi i tij i plotë: