Paralajmërimet për rritje të çmimit të rrymës, Azemi: VV-ja po mendon për xhepin e Vuk Hamoviqit, barrë e papërballueshme për familjet
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me paralajmërimet se mund të ketë sërish shtrenjtim të çmimit të rrymës, duke thënë se qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, po ‘’mendojnë për xhepin e Vuk Hamoiqit’’, në vend se të mendojnë për xhepin e qytetarëve të vendit. Azemi ka thënë edhe se rritja…
Lajme
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me paralajmërimet se mund të ketë sërish shtrenjtim të çmimit të rrymës, duke thënë se qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, po ‘’mendojnë për xhepin e Vuk Hamoiqit’’, në vend se të mendojnë për xhepin e qytetarëve të vendit.
Azemi ka thënë edhe se rritja pritet të ndodh në fund të muajit, dhe se, kjo është bërë barrë e papërballueshme për familjet dhe bizneset.
Postimi:
Ende pa u bërë një vit nga rritja e fundit e çmimit të rrymës, ku qytetarët po e paguajnë faturën e energjisë dyfish më shumë, sërish po planifikohet rritja e çmimit.
Qeveria dhe Vetëvendosje në vend që të mendojnë për xhepin e qytetarëve të Kosovës, po mendojnë për xhepin e Vuk Hamoiqit.
Rritjen e ka konfirmuar edhe ZRRE-ja.
Rritja pritet të ndosh hiç më larg se në fund të këtij muaji, kur edhe qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.
Kjo është barrë e papërballueshme për familjet dhe bizneset.