Para një muaji u punësua si mësimdhënëse në konkursin e “nepotizmit”, sot u zyrtarizua si pjesë e Vetëvendosjes
Edukatorë e mësimdhënës janë “rehatuar” në shkollat e komunës së Gjilanit, por shumë prej tyre ishin familjarë të udhëheqësve të komunës. Në konkursin e fundit për mësimdhënës del se kryetari e ka punësuar kunatën, drejtori i Arsimit gjithashtu, zv/ministri i mbrojtjes një familjare të tij, asambleistja e LDK-së vajzën e axhës së saj. Si dhe…
Lajme
Edukatorë e mësimdhënës janë “rehatuar” në shkollat e komunës së Gjilanit, por shumë prej tyre ishin familjarë të udhëheqësve të komunës.
Në konkursin e fundit për mësimdhënës del se kryetari e ka punësuar kunatën, drejtori i Arsimit gjithashtu, zv/ministri i mbrojtjes një familjare të tij, asambleistja e LDK-së vajzën e axhës së saj. Si dhe asamblistja e Komunës një të afërm tjetër janë vetëm disa që janë punësuar në shkollat e Gjilanit.
E njëra prej tyre ishte dhe Anda Sejdiu e cila ishte e pranuar nga ky konkurs si mësimdhënëse në SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan.
Ndërkaq sot Kryetari i kësaj komune Alban Hyseni njoftoi për anëtarsimin e kësaj të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, dega në Gjilan.
“Përveç pasionit të saj për profesionin, Anda tani ka vendosur që kontributin e saj ta zgjerojë përtej mësimdhënies. Qyteti ynë ka nevojë dhe pasurohet kur secili prej nesh, sikur Anda sot, angazhohet për të mirën publike,” shkroi Hyseni në Facebook./Lajmi.net/