Para e stoli ari, policia jep detaje nga vjedhja në një shtëpi në Klinë
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Sferkë të Klinës. Policia njoftoi se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur para të gatshme, si dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin…
Lajme
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Sferkë të Klinës.
Policia njoftoi se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur para të gatshme, si dhe stoli ari.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori./Lajmi.net/