‘Paqe’ në “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Man United ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi anglez mes Chelseas dhe Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Sport

28/11/2021 19:23

Dy gjigantët anglez zhvilluan ndeshje të mirë, ku “Blutë” ishin shumë më në formë, mirëpo u mungoi konkretizimi, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë pavarësisht rasteve u mbyll ashtu siç nisi, ngase Chelsea nuk i finalizojë aksionet.

Chelsea rrezikoi për Callum Hudson Odoi dhe Antonio Rudiger, mirëpo De Gea ishte në vendin e duhur.

Në pjesën e dytë, Man United arriti të kaloi në epërsi pas një gabimi trashanik të Jorginhos, nga i cili përfitoi Jadon Sancho që realizoi lehtësisht nga afërsia (50′).

Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi Thiago Silva u faullua nga Aaron Wan Bissaka, nga e cila arbitri akordoi penallti, të cilën e konkretizoi Jorginho (67′).

Tutje, dy skuadrat kishin disa raste të mira, por nuk i konkretizuan dhe epilogu përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Chelsea mbetet lider me 30 pikë, derisa Man United ngritët në pozitën e tetë me 18 sosh./Lajmi.net/