‘Paqe’ mes Prishtinës dhe Gjilanit – shtatë gola të shënuara, tre të anuluara

Ka përfunduar pa fitues super derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Sport

27/02/2022 15:25

“Bardhëkaltërit” arritën të bëjnë një përmbysje nga 0:2 në 2:2, për të fituar një pikë në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Blerim Krasniqi realizoi fillimisht golin e parë në takim, por pas rishikimit të VAR-it, u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.

Nuk vonoi shumë dhe Gjilani mori avantazhin duke shënuar përmes Gerhard Prognit që u tregua i saktë nga pika e bardhë (24′), gol që doli të jetë i vetmi për këtë pjesë.

Edhe pjesa e dytë, ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që zhvillonin lojë të shpejtë dhe mundoheshin të fitonin nga kundërsulmet.

Ishte Arbër Prekazi që shënoi golin e dytë për t’i dhënë qetësinë “Skifterave” (65′).

Prishtina më vonë gjeti golin përmes Zybës, por pas rishikimit të VAR-it, gol prapë u anulua shkaku i prekjes së topit me dorë.

Nuk vonoi shumë edhe Zyba asistoi për Otto John në minutën e 80-të të takimit.

John realizoi sërish, por u anulua sërish shkaku që preku topin me dorë. Ylli për Prishtinën, ishte mesfushori Endrit Krasniqi që realizoi eurogol nga distanca në fundin e ndeshjes (90+2).

Pas këtij barazimi, Gjilani bën hap mbrapa në garë duke zënë pozitën e dytë me 43 pikë, derisa Prishtina renditët në pozitën e gjashtë me 26 sosh./Lajmi.net/