Papastërti dhe miza gjithandej në qendrën emergjencës primare në Ferizaj (Foto)
Në qendrën emergjencës në Ferizaj, konkretisht në dhomën e infuzioneve thuhet se mbretëron papastërti e madhe.
Lajme
Disa pacientë janë ankuar në portalin lajmi.net se gjendja e papastërtisë është shqetësuese. Ata tregojnë se mizat dhe insektet nuk i kanë lan të qetë që të marrin infuzionin. Gjithashtu tregojnë se çarçafët nuk ndërrohen dhe janë të papastër.
Pacientët kërkojnë kushte më të mira në këtë qendër si dhe më shumë pastërti.