Papa takohet me viktimat e abuzimeve seksuale
Papa Françesku ka premtuar sot në Filadelfia se ata që janë përgjegjës për abuzimet seksuale ndaj të miturve do të marrin dënimin e merituar.

Bota
Këtë premtim Papa e dha sot gjatë takimit që pati me viktimat e pedofilisë duke thënë më tutje se këto krime nuk mund të mbahen sekret për një kohë të gjatë.
Papa takoi sot pesë prej tyre, tri gra dhe dy burra, secili prej tyre ishte i shoqëruar nga një anëtar i familjes.
Përpos që bëri lutje me këto pesë viktima Papa, dëgjoi edhe me radhë historitë e tyre./KP